Etja e Bosnjës për Zhanrin Dokumentar

Etja e Bosnjës për Zhanrin Dokumentar

Lodrat e fëmijëve në ekspozitën “Sendet e fëmijëve të vrarë në Sarajevën e rrethuar në vitet 1992-1995” Lodrat e fëmijëve në ekspozitën “Sendet e fëmijëve të vrarë në Sarajevën e rrethuar në vitet 1992-1995”

nga  Amina Hamzic

© Të drejtat autoriale

Moda e artit dokumentar në Bosnjë, në film, imazh dhe në skenë, reflekton bindjen se audiencat e pasluftës kanë nevojë të përballen me realitetin faktik të së shkuarës.

Në dramën Hypermnesia, nga regjisorja e teatrit në Bosnjës, Selma Spahic, aktorët iu tregojnë historitë e tyre audiencës.

Damir Kustura, i cili luan një nga rolet kryesore, përpiqet të tejkalojë emocionet e tij të forta dhe t’i hapë zemrën audiencës që shumë lehtë mund të dënojë ose justifikojë veprimet e tij.

Tregimi i tij është dramatik. Kustura ka lindur në Rogaticë si fëmijë i prindërve me besime dhe kombësi të ndryshme.

Babai i tij ishte boshnjak [mysliman] dhe nëna e tij, serbe. Në klasën e dytë në shkollë, pa njohurinë e prindërve të tij dhe duke vepruar mbi besimet e tij fetare, u bë synet.

Në fillim të luftës së viteve 1992-95 në Bosnjë, ai dhe familja e tij u arratisën nga ushtria serbe e Bosnjë, duke u arratisur në pyje, si lypës në fshatra të ndryshme.

Në vitin 1994, ai arriti në kryeqytetin e rrethuar të Sarajevës përmes tunelit, ku gjeti punë si muzeun në xhami dhe u bë ndjekës i sektit strikt Salafi të Islamit.

Por, pastaj braktisi shkollën e mesme dhe filloi të përdorte drogë. Pasi u largua nga banesa e tij dhe u arratis për në Stamboll, Kustura përfundoi shkollën në vitin 2000.

Më vonë, ai u regjistrua në Akademinë e Arteve në Sarajevë, ku u diplomua si nxënësi më i mirë i klasës. Tani merr pjesë në teatro të ndryshme dhe jep mësim aktrimin.

Nëse arrihet përmes teatrit, ekspozitave, filmit ose ndonjë medium tjetër artistik, përdorimi i dokumentarit është një fenomen i rëndësishëm i artit në Bosnjë, duke nxitur audiencat dhe autorët për t’u përballuar disa herë më fakte dhe kujtime jo të mirëpritura.

Duket gjithashtu se në artin në Bosnjë dhe Hercegovinë, forma e dokumentarit është e lidhur ngushtë me përvojën e luftës.

Spahic thotë se zgjodhi teatrin dokumentar pjesërisht për t’u përballur me veten, dhe kjo është arsyeja pse përgatiti shfaqjen Hypermnesia.

“Teatri dokumentar ka të bëjë me mua, si anëtare të audiencës, në një mënyrë tërësisht të re, shpesh herë duke shkaktuar emocione të forta,” kujtoi ajo.

“Jam përballuar me veten time, në mënyrë të ndershme dhe të dhimbshme. Kjo më nxiti të shfaq dokumentarin”, shtoi ajo.
Ajo thotë se në rajon ka pasur një valë të re teatrosh me shfaqje dokumentare në të cilët artistët ndeshen me të shkuarën e tyre si dhe të tashmen.

“Gjenerata e re e artistëve ka nevojë për të riparë të shkuarën, në mënyrë që të merret me të tashmen”, vazhdoi ajo.

Spahic beson se teatri dokumentar ka nevojë të shkojë thellë në temat të cilat trajton, për të tejkaluar paragjykimet.

“Teatri dokumentar është gjallë në një mënyrë të veçantë, pikërisht për shkak të vërtetësisë dhe aktualitetit të temës në momentin që ndodh”.

“Por ajo temë, në anën tjetër, mund të ketë jetëgjatësi shumë të shkurtër, nëse mbahet vetëm në bazën ditore politike.

“Nuk është rastësi që në rajon ka një valë të re teatri dokumentar”, përfundon ajo.

Aktorja Arma Tanovic-Brankovic ka përdorur gjithashtu dokumentarin, ndërsa përgatit ekspozitën e saj me sendet që i përkisnin fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Në ekspozitën “Objektet e fëmijëve të vrarë në Sarajevën e rrethuar nga 1992-1995” që u hap më 8 maj në Teatrin e Luftës në Sarajevë [Sarajevski Ratni Teatar] donte t’iu jepte objekteve autentike një dimension të ri, simbolik.

“Mjete shkollore, lodra, veshje dhe ditarë nga ekspozita u bënë prova…. Një metaforë për të gjithë vuajtjen njerëzore, në çdo kohë, në çdo vend”, tha Tanovic-Branovic për Balkan Insight.

Qëllimi i ekspozitës, që ishte pjesë e “Modulit të Kujtesës” këtë vit, ishte gjithashtu për të ndarë kujtimet e prindërve të fëmijëve të vrarë, me botën, kështu që t’i kthejë ato në kujtime kolektive.

Kryetari i Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve të Vrarë, Fikret Grabovica, tha se ekspozita ishte shumë e rëndësishme për prindërit, duke qenë se paraqet të vërtetën.

“Për ne, prindërit e fëmijëve që u vranë gjatë rrethimit në Sarajevë, e vërteta dhe drejtësia janë të rëndësishme, dhe kjo ekspozitë është një mënyrë tjetër për të paraqitur të vërtetën tonë”, tha ai.

Nihad Kresevljakovic, drejtori i “Modulit të Kujtimit” dhe autor i disa filmave të shkurtër dokumentare, nga të cilët më i famshmi “A e mban mend Sarajevën?” thotë se përvoja e rrethimit dhe luftës shënuan rrugën e tij artistike përgjithmonë.

Për të, filmi dokumentar është një mjet për të treguar realitetin, edhe pse këto filma që merren me faktet, në mënyrë të paevitueshme kanë shenjën dhe nënshkrimin e vetë autorit.

Kresevljakovic thotë se lufta nuk duhet refuzuar si një temë për art duke qenë se është pjesë e realitetit të njerëzve; përmes aftësisë sonë për t’u përballur me të, mund të ndihmojmë të tjerët të bëhen të vetëdijshëm për atë që quhet esenca njerëzore.

“Përvoja e luftës është sigurisht një fenomen interesant, dhe duke ruajtur historitë e përvojave tona, mund të ndihmojmë të paktën të tjerët të bëhen të vetëdijshëm se çfarë është esenca njerëzore”, tha ai.

Kresevljakovic beson se arti duhet të merret me realitetin e pas luftës në të cilin njerëzit jetojnë çdo ditë.

“Jam pak dyshues ndaj atyre kolegëve që thonë: ‘Jam i lodhur nga lufta, duhet të punojmë me tema të tjera’”, tha ai.

“Kjo nuk është e sinqertë, dhe punimi me tema të tjera është vetëm frika për t’u marre me atë që fatkeqësisht është realitet për ne sot, pothuajse 20 vjet pas luftës”, shtoi Kresevljakovic.

Ky artikull është financuar nga projekti BICCED, i mbështetur nga Projekti Kulturor i Zvicrës

documentary
pored seada i nihada o meni se brinu još Stariša, alias Bob Guchone, Luka Perović, Stariša, MELINA KAMERIĆ, DMAJA (dopisnica iz Austro-ugarske monarhije),Žaklina E. KENEDY (ekspertica za Italiju i dopisnik iz Australije na privremenom radu u Sarajevu, povremeno Šoba nešto sroči svima, a mi objavimo, Blecker-Decker, nešto se jednostavno prepiše, a nešto objavi uz odobrenje eminentnih autora rasprostranjenih širom planete...

Komentariši